Aktualitet

Sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri, vihet në pranga 43-vjeçari (EMRI)

1 Nëntor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri, vihet në

LEZHE– Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Genci Drita pasi merrej me trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit.

Në përfundim të operacionit ‘AKSI’ janë sekuestruar 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri si dhe është vënë në pranga 43-vjeçari.

Shtetasi po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë e dyshohej se po transportonte lëndë narkotike dhe armë zjarri. Policia bëri të mundur ndalimin e tij ku me pas kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë 2 kg dhe 2 armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Drita, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri vihet ne pranga 43 vjecari sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri vihet ne pranga 43 vjecari

Sondazh

Poll