Aktualitet

1 Nëntor 2020, 13:09 Nga DOSJA

TIRANE– ‘Top Channel’ ka siguruar foton e Floresha Rashës, shtetases së parë shqiptare që u nxorr nga kampi sirian.

Ajo u arrit që të nxirrej nga Libani, vend ku qëndronte me fëmijët e saj. Floresha është e mbuluar mirë arrihet që të shikohet portreti i saj i heshtur.

Floresha do të japë intervistë mbrëmjen e sotme, ku do të tregojë të gjitha peripecitë që ka kaluar në kampin Al-Hol.

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar para disa ditësh në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha rasha riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri floresha rasha riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri

Sondazh

Poll