Aktualitet

Rasti i tretë i vetëvrasjeve te ‘Shefqet Ndroqi’/ Pacientët me COVID ‘dorëzohen’ ndaj virusit, tre viktima deri tani

1 Nëntor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Rasti i tretë i vetëvrasjeve te ‘Shefqet Ndroqi’/

TIRANE– Mëngjesin e sotëm një 52-vjeçar ndërmori aktin e rëndë të vetëvrasjes në spitalin COVID-2 në kryeqytet. Pacienti i cili prej kohësh ishte i shtruar në spital pasi vuante nga virusi quhej Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë.

Ky është rasti i tretë i vetëvrasjes së pacientëve me COVID.

Hasan Mira, 65 vjeç, u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi më 2 shtator. Ai ishte shtruar në muajin gusht dhe ende nuk dihen arsyet se përse ndërmori aktin e rëndë.

Ndërkohë, më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Xhino Koça, 29 vjeç ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Vetëvrasjet mund të jenë kryer në kushtet e rënduara psikologjike për shkak të sëmundjes. Në Shqipëri deri më tani janë 9177 raste aktive, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 510.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetevrasjet e pacienteve me covid vetevrasjet ne shqiperi vetevrasjet e pacienteve me covid vetevrasjet ne shqiperi

Sondazh

Poll