Aktualitet

DETAJE/ Vetëvrasja te ‘Shefqet Ndroqi’, i vetëm në dhomën e spitalit prej 1 jave, gjendja e rëndë psikologjike detyroi

1 Nëntor 2020, 07:59 Nga DOSJA
DETAJE/ Vetëvrasja te ‘Shefqet Ndroqi’, i vetëm në

TIRANE– Pacienti Preng Gjonaj i cili u vetëhodh nga dritarja e dhomës ku prej gati një jave ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndoqi’, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.

Mësohet se 52-vjeçari nga Tropoja ishte i shtruar në katin e katërt, (repart ku shtrohen pacientët rëndë) ndërsa është vetëhedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Mjekët ishin ata që raportuan në polici ngjarjen. Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje për të hetuar nga afër si dhe për të zbuluar shkaqet. Në kuadër të hetimit, policia sekuestroi dhe kartelën e viktimës. Në pyetje janë marrë mjekë dhe infermierë, ndërsa vijon hetimet.

Ditëve të fundit, Gjonaj ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetevrasjet e pacienteve me covid vetevrasjet ne shqiperi vetevrasjet e pacienteve me covid vetevrasjet ne shqiperi

Sondazh

Poll