Aktualitet

Dita e 18-të e grevës së naftëtareve të Ballshit/ Gratë vijojnë të ngujuara në ambientet e rafinerisë, gjendja shënde

1 Nëntor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Dita e 18-të e grevës së naftëtareve të Ballshit/

BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 18-të të grevës së tyre të urisë që po zhvillohet në ambientet e brendshme të rafinerisë.

Gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rënduar e megjithatë vazhdojnë të rezistojnë duke i qëndruar deri në fund thirrjes së tyre për pagat e prapambetura.

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 18 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate naftetare naftetaret e ballshit ne greve urie grate naftetare naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll