Aktualitet

Mbledhja e komitetit të ekspertëve/ Pa maska, mes tyre Areti Beruka e infektuar me COVID, reagon Ministria e Shëndetësisë

1 Nëntor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Mbledhja e komitetit të ekspertëve/ Pa maska, mes tyre Areti Beruka e

TIRANE– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me foton që u bë publike nga Dosja.al ku shihen të gjithë ekspertët pa maska si dhe në mesin e tyre ishte dhe Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, që më 26 tetor rezultoi e infektuar me virus.

Ministria shkruan në ‘Facebook’ se fotoja i përket një mbledhje në muajin shkurt, kur maska nuk ishte e detyrueshme.

Ndër të tjera institucioni thotë se mbështet punën e Komitetit të Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për ti sulmuar ata.

Postimi i MSH-së:

Në disa portale dhe media sociale, po qarkullojnë fotografi të mbledhjeve të hershme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shoqëruar me komentet se ata “janë pa maska”. MSHMS sqaron se fotografitë i përkasin muajit shkurt 2020 te mbledhjeve te Komitetit Teknik te Eksperteve, në kohën kur maska nuk ishte e detyrueshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet Komitetin e Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për të sulmuar punën e këtyre profesionistëve, përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave.

Duke qënë se ishte një reagim për kryedemokratin Basha, komiteti mund të kishte zgjedhur një foto më aktuale, jo atë të muajve më parë e cila krijon konfuzion te qytetarët që e shikojnë dhe me të drejtë ngrejnë pyetjen se ku janë maskat apo se çfarë kërkon zonja Beruka mes tyre pasi pak ditë më parë rezultoi me virus…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet areti beruka ne mbledhjen e komitetit te eksperteve ministria e shendetesise areti beruka ne mbledhjen e komitetit te eksperteve ministria e shendetesise

Sondazh

Poll