Politike

Flamuri turk mbështolli UPT-në, Meta: Nuk u lodhët, me atletet e brekushet e këtij, këtu po vdesin njerëz

30 Tetor 2020, 20:21 Nga DOSJA
Flamuri turk mbështolli UPT-në, Meta: Nuk u lodhët, me atletet e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të japë një koment në lidhje me faktin se flamuri turk ‘veshi’ një natë më parë godinën e UPT-së, në kuadër të 97-vjetorit të shpalljes se Turqisë, Republikë.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta tha se këto janë lajmet që të largojnë nga realiteti shqiptar, ku sipas tij, po vdesin njerëzit nga Covid-19.

Keni 20 vite që merreni me atletet, me brekushet…më fal që po e them këtë eee, më fal shumë. Kështu që mos më pyesni më për këto gjëra julutem, aman. Se këto janë si ato lajmet për atletet dhe brekushet dhe harrojmë çfarë po ndodh në Shqipëri. Ajo që ndodhi në Kuvend, njerëzit që po vdesin nga Covid-19,”– tha Meta.

Mbrëmjen e djeshme, Ambasada Turke në Tiranë, me lejen e autoriteteve shqiptare, ndriçoi me ngjyrat e flamurit turk, godinën e UPT. 29 tetori është Dita e Republikës në Turqi, ditë kur Mustafa Kemal Ataturk, në vitin 1923, shpalli emrin e Kombit dhe përcaktoi statusin e Republikës së Vendit. Në po këtë ditë, Ataturk, u votua si president i Turqisë. 

Kjo ngjarje nuk u prit mirë nga shumë personazhe publikë. Studiuesi Ardian Ndreca e quajti kryebashkiakun Veliaj “Lali Eri” dhe kryeministrin Edi Rama “Mr.Brekushja”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamuri turk tek upt ilir meta flamuri turk tek upt ilir meta

Sondazh

Poll