Aktualitet

Shuhet Mehdi Prodani, kitaristi që ndali tingujt pas dashurisë së gabuar, planet për një koncert recital mbetën në mes

30 Tetor 2020, 22:33 Nga DOSJA
Shuhet Mehdi Prodani, kitaristi që ndali tingujt pas dashurisë së

TIRANË– Mehdi Prodani, një artist dhe kitarist i shquar ka ndërruar jetë, në moshën 91-vjeçare. Ka qenë këngëtari Kujtim Pordani, ai që ka bërë me dije lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij.

 “Lamtumirë Mehdi Prodani! Lamtumirë o njeri i rrallë! PAQE!”- shkruan Kujtim Prodani në një status në profilin e tij në Facebook.

Sonte, një tjetër yll i muzikës shqiptare, mbylli sytë, një natë pasi ndërroi jetë kompozitori Avni Mula. Medi Prodani, në fillimet e karrierës së tij vlerësohej si një ndër kitaristët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ai është vëllai i Agim Prodanit, kompozitorit të ndjerë, që ishte edhe babai i Kujtim Podanit.

Mehdi Prodani i ka dhënë mësim në kitarë edhe këngëtares së madhe, Vaçe Zela. Por, kitaristit të madh iu thye zemra dhe karriera, sepse u dashurua me vajzën e gabuar. Mehdi Prodani ‘bashkoi zemrën’ me vajzën e një të arratisuri dhe që kur ishte në kulmin e moshës krijimtarisë muzikore, u përjashtua nga Radio-Tirana. Ai u fut në burg dhe për gjashtë vite, nuk u dëgjua gjë për të.

Pas viteve ’90, Prodani iu rikthye dashurisë së tij, kitarës dhe nuk iu nda. Ai kompozoi dhe interpretoi, në spektakle të mëdha, ku ndër ta është spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”. Kohët e fundit Mehdi Prodani po bënte përgatitje për të sjellë një koncert recital, plane të cilat iu prenë në mes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mehdi prodani nderron jete mehdi prodani mehdi prodani nderron jete mehdi prodani

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...