Aktualitet

Shqiptarja flet nga Izmiri pas tërmetit të fuqishëm: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet, nuk ka shqipt

30 Tetor 2020, 21:48 Nga DOSJA
Shqiptarja flet nga Izmiri pas tërmetit të fuqishëm: Po e

TURQI- Shqiptarët që ndodhen në Izmir të Turqisë mbrëmjen e sotme po qëndrojnë jashtë nga  frika se tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.6 rihter që u regjistrua mesditën e sotme do të shoqërohet me pasgoditje të tjera të forta.

Deri më tani për fat të mirë nuk janë raportuar viktima sakaq shqiptarja, Enisilda Aga  e cila jeton pej 7 vitesh në qytetin e Turqisë ka rrëfyer makthin që ka përjetuar në momentin që ka rënë tërmeti. Ajo thotë se nuk katë lënduar shqiptarë si pasojë e tërmetit sakaq shton se natën e sotme do ta kalojë jashtë. 

Kemi frikë që të futemi brenda në shtëpi, pasi mund të ketë pasgoditje të tjera të forta. Natën po e kalojmë jashtë. Kur ra tërmeti isha në punë. Dolëm me shpejtësi. Nuk kam informacion që të ketë shqiptarë të lënduar. Kam komunikuar me miqtë dhe më kanë thënë që janë mirë” tha ajo për Abcnws

Enisilda Aga ndër të tjera ka shtuar se thotë se në një zonë të Izmirit, në Seferihisar si pasojë e tërmetit të fuqishëm niveli i detit ka pësuar një ngritje duke sjellë përmbytjen e pjesës buzë bregut.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisilda aga termeti ne turqi enisilda aga termeti ne turqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...