Aktualitet

Humbi tre familjarë në miniera, gruaja e Rushitit tregon portofolin bosh: Ju lutem, ndihmë, kam ngelur me tre jetimë

30 Tetor 2020, 20:39 Nga DOSJA
Humbi tre familjarë në miniera, gruaja e Rushitit tregon portofolin

DIBËR– Familja Rushiti nga Bulqiza humbi anëtarin e tretë dy netë më parë në minierën e Balgjatit në Dibër. 33-vjeçari Rexhep Rushiti, mbeti i bllokuar bashkë me inxhinierin Ismail Hoxha dhe kolegun tjetër Fatos Çesku dhe tre ditë pas bllokimit, u nxorrën të vdekur nga nëntoka.

Por familja Rushiti e ka për herë të tretë këtë tragjedi. Dy vite më parë, Rushiti, kishte humbur të ëmën, e cila dilte të mblidhte krom, por gurët e zunë poshtë. Njëri nga vëllezërit e Rexhepit, humbi gjithashtu jetën në të njëjtën formë.

Tashmë, Irena Rushiti, gruaja e Rexhepit, ka mbetur vetëm me tre fëmijët. Në një intervistë për Balkanëeb, ajo thotë se ka frikë të dalë nga shtëpi, nga borxhet e shumta që ka marrë.

“Ju lutem nga shteti dua ndonjë ndihmë, Tre pjestarë të familjes sonë humbën jetën nga kroni. Ata punonin në të zezë. Kam mbet me tre fëmijë dhe me borxhe. Kam frikë të dal nga shtëpia,”– tha Irena Rushiti, duke treguar dhe portofolin bosh.

Familjet Hoxha në Dibër, Rushiti e Çesku në Bulqizë kanë hapur dyert e mortit, pasi kanë përcjellë për në banesën e fundit, tre të shtrenjtit e tyre.  Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe të dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën të pajetë në orët e para të mëngjesit të ditës së kaluar.

Prej tre ditësh ata kishin humbur kontaktet me familjet pasi ishin bllokuar në minierë, ndërkohë që lajmi u bë publik dy ditë më parë në media. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në minierë, e cila nuk kishte sistem ajrimi. Prokuroria ka nisur hetimet pasi miniera ishte mbyllur nga shteti dhe punohej në të zezë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irena rushiti tragjedia ne diber irena rushiti tragjedia ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...