Aktualitet

Gjendet Eva Dumani! Taulant Kopliku jep lajmin e MREKULLUESHËM: Pritet riatdhesimi

30 Tetor 2020, 21:30 Nga DOSJA
Gjendet Eva Dumani! Taulant Kopliku jep lajmin e MREKULLUESHËM: Pritet

TIRANË– Eva Dumani, motra e Endri Dukanit, që u riatdhesua pak ditë më parë në Shqipëri, është gjetur. Lajmin e ka bërë me dije, gazetari Taulant Kopliku, i cili ka publikuar dhe foton e një bisede që ka patur me një mikun e tij sirian. 

Në mesazh, shihet se shkruhet se Eva Dumani është gjetur nga autoritetet e kampit Roj, dhe pritet që të bëhet ritdhesimi. 

Postimi i plotë:

Sipas bisedës se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqipëri. Me poshtë po ju përcjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje: “Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji. Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare. E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen. Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”. (Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Endri, sot 12 vjeç dhe e motra, Eva, sot 15 vjeçe jetuan në “ferrin” e Al-holit. Mes bombave, tymit, baltës, mungesës së shkollës, familjes, dhe një fëmijërie normale.

I vetmi ngushëllim i dy të vegjëlve ishte gjyshja e tyre, Mendije Dumani, e cila u nis nga Shqipëria për të marrë fëmijët, por vdiq në mes të kampit disa muaj më parë. Endri është në shtëpi. Por nuk është njësoj për Evën. Adoleshentja ndodhet ende në kamp, por mesa duket drita jeshile e rikthimit është ndezur për të.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri dumani eva dumani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria taulant kopliku endri dumani eva dumani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria taulant kopliku

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...