Aktualitet

Mbyllja e konvikteve/ Drejtoria e QS dhe Rezidencat studentore: Pagesat e nëntorit mbarten në dhjetor

30 Tetor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Mbyllja e konvikteve/ Drejtoria e QS dhe Rezidencat studentore: Pagesat e

TIRANË– Të gjithë studentët që jetojnë në konvikte, nuk kanë pse të shqetësohet për paratë që kanë paguar për muajin nëntor, pavarësisht mbylljes së rezidencave. Përmes një reagimi zyrtar, Drejtoria e Qytetit Studenti, Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe Rezidenca Studentore Universitare 2, shkruajnë se paratë e paguara për muajin nëntor, do të jenë të vlefshme për muajin pasardhës, dhjetorin.

Në momentin që do të rihapen konviktet, të gjithë studentët e regjistruar do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara.

“Të dashur student!  Duke marr shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se: 1. Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anullohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nëshkruara.  2. Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata student që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor.  Faleminderit!”- shkruhet në njoftim.

Ndërkohë numri i të infektuarve sa vjen e rritet çdo ditë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 3 viktima dhe 319 të infektuar. Nga ana tjetër, Mira Rakacolli, zv/minister e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik ka bërë me dije se masat janë shtrënguar. Dje u lajmërua për mbylljen e universiteteve për një muaj, të cilët do ta zhvillojnë mësimin online dhe për mbylljen e konvikteve. Në diksutim janë edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish0Bllokut, pas orës 22:00, gjithmonë nëse masat nuk zbatohen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...