Aktualitet

E rëndë! Po kthehej nga shkolla, plagoset shqiptari në Greqi si pasojë e tërmetit, 14-vjeçarin e zë muri poshtë, thyen k

30 Tetor 2020, 21:58 Nga DOSJA
E rëndë! Po kthehej nga shkolla, plagoset shqiptari në Greqi si

GREQI- Mes të plagosurve në Greqi si pasojë e tërmetit që tronditi ditën e sotme vendin fqinj është dhe një 14-vjeçar  nga Shqipëria. Mediat vendase shkruajnë se është plagosur rëndë djali me iniciale E.M., me origjinë nga qyteti i Lezhës. Mësohet se i mituri ka marrë goditje të rënda në kokë, në këmbë dhe për fat të keq një krah i është thyer ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.

Mësohet se gjatë momentit kur ka rënë tërmeti, djali po kthehej nga shkollaku gjatë ecjes një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë. Ai është transportuar drejt Athinës me helikopter për mjekim të specializuar.

709 të plagosur dhe 17 viktima janë regjistruar deri më tani në Turqi si pasojë e tërmetit magnitudë 6.5 të shkallës rihter që goditi ditën e sotme qyetin e Izmirit. Lëkundjet e Tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter që tronditën Turqinë , janë ndjerë edhe në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare dhe 9 të tjerë janë plagosur.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shqiptari ne greqi termet ne greqi termet ne turqi plagoset shqiptari ne greqi termet ne greqi termet ne turqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...