U mbyll për shkak të infektimit me Covid-19, shkolla “Sotir Gurra” rihap dyert, mësimi zhvillohet normalisht
KORÇË–Shkolla “Sotir Gurra” është rihapur, pasi ka qëndruar e mbyllur për dy ditë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ku me anë të një postimi në Facebook, ajo ka treguar se nxënësit e shkollës 9-vjeçare kanë zhvilluar mësimin online vetëm një ditë për shkak të mungesës së disa mësuesve, por tani çdo gjë i është kthyer normalitetit.
Postimi i plotë:
“Para 2 ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë e zhvilluan mësimin “online” për vetëm një ditë për shkak të mungesës së disa mësuesve dhe dezinfektimit rrënjësor që iu bë shkollës. Sot e vizitova këtë shkollë dhe fatmirësisht, mësimi ka rifilluar normalisht. Ndërkohë, gjatë ditës së punës në qytetin e mrekullueshëm të Korçës ndoqa nga afër edhe masat e ndërmarra në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” dhe shkollën 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”. Me nxënësit dhe mësuesit bashkëbisedova mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor dhe nënvizova se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojmë rregullat anti-COVID si një përgjegjësi e madhe qytetare që na ndihmon me vazhdimin e mësimit në bankat e shkollës,“-ka thënë Ministrja e Arsimit.
Mësimi në shkollën ‘Sotir Gura’ në Korçë është mbyllur dy ditë më parë, pasi 7 mësues kanë rezultuar me COVID-19. Ndërkohë është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe shkolla do të dezinfektohej në mënyrë që të ruhet shëndeti i mësuesve dhe nxënësve në kohën kur ata do të riktheheshin sërish në ato ambiente. Gjithashtu mësuesit janë zëvendësuar me pjesë të kolektivit për të rregulluar kështu oraret midis tyre.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
DOKUMENTI/ Ministria e Arsimit kërkon një javë paraqitje fizike në universitete për studentët e vitit të parë, MSH: E pa
TIRANË– Ministria e Arsimit, ka kërkuar që studentët që e vazhdojnë për herë të parë vitin akademik, edhe pas urdhërit të Komitetit Teknik për të mbyllur U...
Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, gjashtë persona përfundojnë në spital
TIRANË– Gjashtë persona, kanë përfunduar me urgjencë në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ng...
Jo vetëm ish-Blloku, Eugena Tomini: E gjithë Tirana është në vëzhgim, çdo zonë që ka grumbullim të rinjsh, rrezikon mb
TIRANË– Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për tu mbyllur me zona,...
EMRI/ Po transportonte katër emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person në Gjirokastër
GJIROKASTËR– Një person i identifikuar si Sajmir Muçaj është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës. Mësohet se i riu, banues në Tepelenë, ...
“Polic je, e do mbetesh polic”/ Anila Hoxha e ashpër me Lleshajn: 11 mijë efektivë me këpucë kartoni dhe uniforma të d
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar ashpër pas ofendimeve të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundrejt efektivëve të policisë. Përmes një s...
Sandër Lleshaj ‘ul hundën’, kërkon ndjesë publikisht pasi ofendoi policët: Kurrë s’më ka shkuar mendja ta përd
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndjesë publikisht, një ditë pasi përdori termin ‘polic’ me konotacion negative, gjatë një përp...
E grabitën nën kërcënimin e armës, flet pronarja e dyqanit në Roskovec: Morën një çantë dhe bizhuteri
ROSKOVEC– Pronarja e dyqanit që ra pre e një grabitjeje mesidtën e sotme ka rrëfyer momentet e tmerrit. Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor, para të cil...
Nuk mbanin maska, gjobitet 727 qytetarë, 10 të shoqëruar në polici
TIRANË– 727 qytetarë janë gjobitur me nga 3000 lekë secili pasi janë pikasur që lëviznin pa maska mbrojtëse kundër Covid-19. Përems një njoftimit zyr...