Sport

E bujshme: Mbappe kërkon largimin nga PSG-ja, Real Madrid gati të përfitojë

30 Tetor 2020, 19:42 Nga DOSJA
E bujshme: Mbappe kërkon largimin nga PSG-ja, Real Madrid gati të

FRANCË- Kylian Mbappe është një ndër lojtarët e rinj më të mirë e të spikatur në Europë dhe botë. Ai prej disa sezonesh luan me skuadrën franceze të PSG-së. Atij i mbaron kontrata me skuadrën franceze në vitin 2022.

Palët janë në bisedime për rinovimin e kontratës, por sipas medias spanjolle “Ok Diario” lojtari u ka komunikuar drejtuesve të Parisit vendimin e tij për tu larguar. Ky lajm ka vënë në lëvizje skuadrën e Realit, të cilët janë shumë të interesuar për të nënshkruar me yllin francez.

Por Real Madrid nuk do ta ketë shumë të lehtë të nënshkruajë me Mbappen, sepse për të janë të interesuar dhe skuadrat e Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Juventus. Mbetet për tu parë si do vazhdojë kjo histori, nëse do arrijë ndonjë skuadër të realizojë këtë transferim të bujshëm apo francezi do të rinovojë me skuadrën franceze.

(Xh.Z.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kylian mbappe kylian mbappe

Sondazh

Poll