Sport

“Përbindëshi del nga kafazi”, Ronaldo më në fund negativ

30 Tetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
“Përbindëshi del nga kafazi”, Ronaldo më në fund

ITALI – Më në fund lajme të mira për Kristiano Ronaldo dhe Juventusin, tamponi i fundit i bër ditën e djeshme ka dalë negativ. Në këtë mënyrë përfundon sëmundja për yllin portugez i cili e mposhti virusin pas 19 ditësh. Ky lajm i jep fund edhe izolimit për të, duke mbyllur një periudhë stresuese e cila i filloi nga grumbullimi me përfaqësuesen e tij, Portugalinë.

Ditën e shtunë portugezi do të kryej në qendrën e Juvetusit edhe kontrollet e mëtejshme fizike sportive, por që t’i rikthehet sërish grupit të lojtarëve nën urdhrat e Andrea Pirlos, do t’i duhet edhe një tjetër tampon negativ.

Ronaldo filloi karantinën e tij që me 13 tetor, por gjatë gjithë kohës ka qenë asimptomatik, dhe është përpjekur të mbajë formën e tij fizike duke bër ushtrime dhe stërvitje në palestrën personale. Miqt e tij e konsideruan këtë periudhë të tij në izolim si një “përbindësh në kafaz”, por që tani i erhdi rradha të vrapojë sërish në fushë pas 3 javë pa provuar goditjet e tij me top. Gjatë kësaj mungese ai humbi ndeshjet me Krotonen, Veronen, Dinamon e Kievit dhe Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 07:47

Mourinho nga autobusi i jep meazh lojtarëve

ANGLI – Totenhami mbrëmjen e së enjtes pësoi humbjen e parë në transfertë që nga muaji korrik, kjo për shkak të gabimit të Ben Devis i cili i dha një dorë në kë...