Sport

Roma krenohet me Marash Kumbullën, mbrojtësi pjesë e formacionit më të shtrenjtë për U-21

30 Tetor 2020, 15:23 Nga DOSJA
Roma krenohet me Marash Kumbullën, mbrojtësi pjesë e formacionit

ITALI– Marash Kumbulla është konsideruar një bast për skuadrën e Romës. Drejtuesit verdhekuq shpenzuan 25 milionë euro plus bonuset për një 20 vjeçar. Deri më tani lojtari ka treguar se të gjithë ato para po justifikohen mjaft mirë. Ndërkohë sa i përket “Transfermarkt”, faqja që merret me çmimet e lojtarëve, shikohet që lojtari është në formacionin e U-21 si futbollistët më të shtrenjtë në Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili vlerësohet 25 milionë euro nga faqja e specializuar është vendosur në qëndër të prapavijës në një 11-she që ka një vlerë totale prej 468 milionë eurosh.

Më i shtrenjti i këtij formacioni është shoku i repartit të Kumbullës, holandezi i Juves De Ligt që aktualisht është i dëmtuar por që vlerësohet 70 milionë euro, i ndjekur nga Donnarumma me 60 milionë euro, Hakimi e Osimhen nga 50 milionë euro, Kulusevski, Zaniolo e Bastoni nga 45 milionë euro, Tonali e Leao respektivisht nga 32 dhe 28 milionë euro ndërsa vlerën më të ulët e ka Elmas me 18 milionë euro. Marash Kumbulla i ka bërë një fillim të shkëlqyer këtij sezoni me Romën teksa ka arritur të realizojë dhe 2 gola një ndaj Young Boys në Europa League dhe një ndaj Milanit në kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla roma serie a kumbulla roma serie a

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 07:47

Mourinho nga autobusi i jep meazh lojtarëve

ANGLI – Totenhami mbrëmjen e së enjtes pësoi humbjen e parë në transfertë që nga muaji korrik, kjo për shkak të gabimit të Ben Devis i cili i dha një dorë në kë...