Sport

James Rodriguez rezulton me inflamacion në testikuj, pornostarja Kendra Lust tregon dëshpërimin e saj: Sa keq, shpresoj se gj

30 Tetor 2020, 15:03 Nga DOSJA
James Rodriguez rezulton me inflamacion në testikuj, pornostarja Kendra

ANGLI-Që nga dita kur është larguar nga Real Madrid dhe është transferuar te Everton, James Rodriguez është kthyer në një tjetër futbollist. Kolumbiani duket se ka harruar momentet e tij të errëta në Bernabeu dhe është një nga armët më të forta të klubit anglez por edhe të vetë trajnerit Carlo Ancelotti.

DËMTIMI– Në momentin që gjithçka po shkonte mirë, kolumbiani do të duhet të ndaloj për disa javë. Futbollisti kolumbian ka një inflamacion në testikuj. Një situatë e tillë ka bërë që lojtari të mos stërvitet me Everton. Por kur talkSPORT postoi në Twitter lajmin e problemit të James Rodriguez, mbërriti një koment që nuk mund të kalonte pa u vënë re: ai i yllit të famshëm të pornografisë Kendra Lust. Ajo ishte vërtet e shqetësuar për gjendjen e James Rodriguez dhe shkroi nën postimin e talkSPORT: “Sa keq le të shpresojmë se është mirë”.

MIQËSIA – Absurde? Jo shume. E çuditshme të thuhet, por midis kolumbianit dhe aktores … ka një të kaluar. Para se të transferohej te Everton, James mori një urim nga Lust përmes Tëitter. Gjithashtu në vitin 2018 kishte një shkëmbim të dendur pëlqimesh dhe komentesh në rrjetet sociale, të cilat mbërritën menjëherë pasi mesfushori u nda nga e dashura e tij në atë kohë. Mjaft për të sugjeruar një marrëdhënie midis të dyve, me mohimin që fliste për një miqësi të bukur. Kendra Lust kujdeset vetëm për gjendjen fizike të mikut të saj të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton james rodriguez kendra lust everton james rodriguez kendra lust

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 07:47

Mourinho nga autobusi i jep meazh lojtarëve

ANGLI – Totenhami mbrëmjen e së enjtes pësoi humbjen e parë në transfertë që nga muaji korrik, kjo për shkak të gabimit të Ben Devis i cili i dha një dorë në kë...