Sport

Luan derbin e Genoa-s këtë fundjavë, Valon Berhami nuk e ka problem presionin: Zvicër-Shqipëri ishte ndeshja më e ndjerë

30 Tetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Luan derbin e Genoa-s këtë fundjavë, Valon Berhami nuk e ka

ITALI– Këtë fundjavë luhet derbi mes Genoa-s dhe Sampdoria-s. Dy skuadrat vitet e fundit nuk kanë kaluar një moment të mirë pas problemeve në klasfikim, ndërsa këtë sezon ekipi dorian drejtuar nga Ranieri po bën shumë mirë,ndërkohë që Genoa vazhdon problemet administrative të reflektohen edhe në fushë. Megjithatë në ekipin kuqeblu luan edhe futbollisti me origjinë shqiptare Valon Berhami. Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori tregon ndeshjet më të rëndëishme që ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij.

“Kam luajtur edhe Lazio-Roma, disa derbi të Londrës, por ndeshja me e ndjerë për mua ishte Zvicër-Shqipëri, por aty sigurisht jo në lidhje me qytetin siç ndodh me derbit e klubeve. Këtë të Genoas, është një derbi që dua ta fitoj për t’i dhënë një gëzim tifozëve”.

Valon Berhami ishte një nga lojtarët që rezultoi pozitiv me koronavirus. Futbollisti tani është mirë fizikisht por e gjithë kjo situatë e ka frikësuar lojtarin.

“Pashë frikën për diçka që nuk e njihja, ishte frika që mund të prekte fëmijët e mi, prindërit e gruan time. Më mirë unë, se atyre. Këtë mendoja gjithë kohën. Për shumë orë kam qëndruar vetëm në dhomën time, i izoluar. Kjo më ka bërë më të ndjeshëm në lidhje me vuajtjet që mund të kenë të tjerët. Kur u riktheva të stërvitesha, kisha pak dëshirë të flisja. I shikoja shokët e tjerë dhe e perceptoja vuajtjen e tyre”, u shpreh Behrami.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa valon behrami genoa valon behrami

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 07:47

Mourinho nga autobusi i jep meazh lojtarëve

ANGLI – Totenhami mbrëmjen e së enjtes pësoi humbjen e parë në transfertë që nga muaji korrik, kjo për shkak të gabimit të Ben Devis i cili i dha një dorë në kë...