Sport

Flamurtari, 230 milion lekë “rrush e kumbulla”

30 Tetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Flamurtari, 230 milion lekë “rrush e kumbulla”

VLORE – Nuk kanë të sosur problemet tek skuadra e Flamurtarit të Vlorës. Nuk mjaftoi rënia nga kategoria dhe një mal me borxhe që vazhdon rritet për shkak të keqmenxhimit me lojtarët apo trajnerët e papaguar. Në prag të fillimit të sezonit të ri administratorit Sinan Idrizi, kjo edhe sipas Bashkisë Vlorë, i duhet të likujdojë një borxh prej 230 milion lekësh ndaj restorantit ku skuadra ka drekuar e darkuar viteve të fundit.

Sipas Panorama Sport, Istref Karafili, pronari i restorantit “Forchetta”, e kishte hedhur në gjyq klubin vlonjat sepse nuk ishte shlyer sipas kontratës që kishin firmosur palët. Për rreth 5 vjet, klubi ka pasur marrëveshje me këtë restorant dhe pronari Karafili, pasi situata me pagesat u bë shqetësuese, iu drejtua gjykatës që tashmë i ka dhënë të drejtë. Pasi fitoi gjyqin, pronari i restorantit i është drejtuar Bashkisë së Vlorës, ku kërkon ekzekutimin e vendimit.

Por në bashki ka marrë përgjigjen se detyrimi nuk është i saj, por i administratorit aktual të klubit, Sinan Idrizit.

Në mblehjen e fundit të Këshillit Bashkiak, një prej emrave të Flamurtarit të madh, Sokolo Kushta i ka kërkuar edhe një herë Bashkisë të Zgjidh këtë ngërc dhe të nxjerrë përgjegjësit se kush uhet ta bëjë.

Juristi i Këshillit Bashkiak, Daut Zëraj, ka pohuar se shlyerja e këtij borxhi i takon administratorit Sinan Idrizi dhe jo Bashkisë së Vlorës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 07:47

Mourinho nga autobusi i jep meazh lojtarëve

ANGLI – Totenhami mbrëmjen e së enjtes pësoi humbjen e parë në transfertë që nga muaji korrik, kjo për shkak të gabimit të Ben Devis i cili i dha një dorë në kë...