Sport

Mes golashënuesëve më të mirë të historisë, vetëm 3 ende në garë

30 Tetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Mes golashënuesëve më të mirë të historisë,

SPANJE – Fitoret e Barcelonës gjithmonë vitet e fundit kanë patur protagonist yllin argjentinas Lionel Mesi. Kështu ndodhi edhe në këtë mesjavë që shkoi në fitoren 2-0 përball Juventusit, ku në fund shndëroi në gol një penallti.

Statistikat personale të argjentinasit po arrijnë rekord pas rekordi për të mos thënë që një pjesë e tyre po shkojnë në kuotat e të të paarrtishmeve. Ai është në vendin e katërt të golashënuesve të të gjithë kohërave. Kujtojmë se 33-vjeçari ishte në të njëjtën kuotë golash me legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller, por tashmë Leo ka një gol më shumë se ai.

Në listën e 15 golashënuesve më të mirë janë vetëm tre lojtarë që luajnë ende. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili renditet në vendin e 11 me 552 gola të shënuar në karrierën e tij. Në vendin e katërt gjejmë tashmë Leo Messin, i cili ka shënuar 721 gola. Sigurisht nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo që renditet në vendin e dytë me 742 gola të shënuar

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic messi ronaldo ibrahimovic messi ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 07:47

Mourinho nga autobusi i jep meazh lojtarëve

ANGLI – Totenhami mbrëmjen e së enjtes pësoi humbjen e parë në transfertë që nga muaji korrik, kjo për shkak të gabimit të Ben Devis i cili i dha një dorë në kë...