Politike

“Do shkallmoni zgjedhjet si Teatrin”/ Gazetarët përplasen me Spiropalin: Ai nuk pjer* për Europën! Ministrja: Meta të r

29 Tetor 2020, 21:51 Nga DOSJA
“Do shkallmoni zgjedhjet si Teatrin”/ Gazetarët përplasen

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është përballur mbrëmjen e sotme me dy gazetarët dhe analistët, Andi Bushati e Enton Abilekaj. Këta dy të fundit, akzuuan qeveriën dhe kryeministrin Edi Rama se do të shkallmojë zgjedhjet parlamentare dhe se do t’i manipulopjë ato, ndërsa Spiropali, kërkonte që Meta të qëndronte larg zgjedhjeve.

Pjesë nga debati:

Elisa Spiropali: Është Opozita ajo që garon, Presidenti duhet të rrijë aty dhe të jetë i baraslarguar nga forcat politike.

Enton Abilekaj: Do të shkallmoni edhe zgjedhjet si Teatrin, duhet të kujtoni se Rama iu drejtua opozitës sot se ju jeni aksident i dobishëm.

Elisa Spiropali: Presidenti në shkresën që i ka dërguar kuvendit pretendon se këto ndryshime po i bën vonë sepse duhet të jenë 6 muaj para zgjedhjeve. Ai thotë prisni Komisionin e Venecias që nuk denjon as t’i përgjigjet presidentit me emergjencë. Kjo është lojë politike e presidentit, s’ ka lidhje me standardin zgjedhor

Bushati: Duhet të marrim të njëjtën njësi matëse për të gjykuar, ne po diskutojmë se çfarë po mendojnë ata, ai tha nuk pjerdh për Europën…

Spiropali: Komisioni Europian është shprehur që marrëveshja zgjedhore të ishte në raport sipas OSBE ODHIR.

Enton Abilekaj: Është shpërfillur BE, çdo institucion. Doli zëdhënësja e BE në konferencë për shtyp, shprehu mendimin e saj, nuk vlejtën se Rama donte ta bënte kështu. Rama po bën gjithçka për rezultatin e zgjedhjeve, nxitoi të mos merrte opinionin e Komisionit të Venecias, sepse po të merrte opinion negativ nga Venecia, do të kishte kushtëzime

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati elisa spiropali enton abilekaj andi bushati elisa spiropali enton abilekaj

Sondazh

Poll