Art&Argëtim

“S’e takova dot”/ Zhani Çiko rrëfen bisedën e fundit me kompozitorin Avni Mula: Shëndeti i tij çedoi, ishte kolona e

29 Tetor 2020, 21:32 Nga DOSJA
“S’e takova dot”/ Zhani Çiko rrëfen bisedën e

TIRANË– Muzikanti Zhani Çiko ka rrëfyer se nuk e ka realizuar dot një takim të fundit me kompozitorin e shquar Avni Mula.

Në një telefonatë për FaxNews, Çiko tha se për herë të fundit, ka folur me të para një jave, dhe se gjatë telefonatës, kishin planifikuar të takoheshin, gjë që fatkeqësisht nuk e realizuan dot.

Një lajm i hidhur, pavarësisht nga mosha, duket i papritur sepse ndarja nga jeta e njerëzve të mëdhenj, janë gjithmonë të papritur. Kujtoj bisedën e fundit që mund të jetë para një jave dhe gjithmonë në këto kushte, në një takim që shpresonim të realizonim pas situatës së vështirë që po kalon njerëzimi. Mu duk e papritur që erdhi në këtë mënyrë. Avni Mula është njeri dinamik, e jetoi jetën e tij deri në momentin e fundit dhe shëndeti i tij çedoi dhe për familjarët që e kanë ndjekur nga afër. Edhe Avniu si babai si kolona e familjes ka merita të mëdha jo vetëm për kultivimin e vetes së tij si krijues që iu dedikua krijimtarisë artistike jo vetëm në gjininë e këngës por në të gjitha,”- tha Ciko.

Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmi i hidhur u bë me dije nga e bija e kompozitorit, sopranoja Inva Mula.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture avni mula nderron jete avni mula zhani ciko avni mula nderron jete avni mula zhani ciko

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Tetor 2020, 20:55

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet, vetëm pak momente pas vdekjes së kompozitorit të shquar Avni Mula. Teksa publikon disa f...

Art&Argëtim 29 Tetor 2020, 18:44

Dihet që vetëm një pjesë e vogël e objekteve në hapësirë paraqesin një kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është njëri prej tyre. Shkencëta...