Politike

‘Hap çokollatën të del Ilir Meta’/ Rama: Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. LSI-ja ka qetësinë,

29 Tetor 2020, 14:00 Nga DOSJA
‘Hap çokollatën të del Ilir Meta’/ Rama: Nëse

TIRANE– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kuvend nuk la pa përmendur presidentin Meta, kryetaren e LSI-së Kryemadhi dhe kryetarin e PD-së, Bashën.

Ai përmendi deklaratën e Kryemadhit e cila është shprehur se do marrë 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, si dhe tha se nëse fiton Basha paketë do të ketë Metën dhe Kryemadhin.

Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. Në ato fushatat në kohën e Ralfit. Bashkë jemi ne po leje, merr këtej, merr andej dhe në fund kape qeverinë nga këmbët. Dhe në fund LSI-ja ka qetësinë, ndërsa dashuria është transaksion, sa këtej, sa andej.’– tha Rama.

‘Atje janë të gjithë dëshmorë, me një tabelë amolacioni në krahë dhe trastë me verdhushka në dorë dhe ca të tjerë iu shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Asnjë se ka bërë në botë këtë. As mbretër, as perandorët. Nuk ndodh. Meta kërkon që të na thotë jo vetëm që ndodh por se është gjëja e duhur. Kjo shfaqje, shkarjeje ledhi nuk shoh arsyen pse vjen këtu. Nëse do t’i besoni Monikës, LSI-ja merr 100 mandate me këtë ligj. Hap çokollatën të del Ilir Meta, brenda. Edhe Monika brenda. Llogarite ta hash pa e hapur. Imagjino Korab Lita, se nga ça ke shpëtu ti? Është e paimagjinueshme që nuk e ke votuar akoma këtë që shpëton demokratët. Prapë shfaqja do të jetë s’jemi bashkë, por bashkë do jemi. Ke edhe përparsen e Peço Vasilit që mbështjell çokollatën. Është një përpjekje që tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku desh të dalë edhe më parë. Të hedh në erë zgjedhjet. Dëgjova zonjën që tha e bëni këtë se e dini që do humbni. Të gjithë thonë; mos e bëni se me këtë humbni më shumë. Jo mo se për këtë fiton zgjedhësi. Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. Në ato fushatat në kohën e Ralfit. Bashkë jemi ne po leje, merr këtej, merr andej dhe në fund kape qeverinë nga këmbët. Dhe në fund LSI-ja ka qetësinë, ndërsa dashuria është transaksion, sa këtej, sa andej.’- u shpreh Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 29 tetor 2020 edi rama seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 13:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta ...