Politike

Basha denoncon: S’ka më vaksinë për gripin, kjo s’është më vjedhje, ky është terrorizëm shtetëror!

29 Tetor 2020, 12:21 Nga DOSJA
Basha denoncon: S’ka më vaksinë për gripin, kjo

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se qeveria nuk ka më doza për vaksinën e gripit. Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, Basha tha se situata nuk është më “korruptive”, por “terrorizëm shtetëror”. “Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve. Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror.  Zero vaksinime kundër gripit për grupet e cënueshme. Kjo nuk është më vjedhje, nuk është korrupsion; ky është terrorizëm shtetëror”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll