Politike

“Infektohej vetëm një njeri në ditë”/ Ku jeton ministrja e Shëndetësisë? Manastirliu lëshon “PERLËN”, harron qi

29 Tetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Infektohej vetëm një njeri në ditë”/ Ku jeton

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka lëshuar “PERLËN” nga Kuvendi i Shqipërisë. Teksa po replikonte me deputetin Ralf Gjoni për çështjen e sigurimit të vaksinës, ajo përmendi edhe akuzat e bëra nga opozita për menaxhimin e pandemisë në vend. 

Në fjalën e saj, ministrja tha se opozita kërkonte tesime, ndërkohë që Shqipëria ishte në shtetrrethim. Sipas ministres, gjatë kohës që gjithë njerëzit ishin të izoluar, infektohej vetëm një person në ditë.  

Njerëzit duhet të dëgjojnë faktet. Pse në fazën e parë të pandemisë, bënim teste. Ju thoshit pse nuk ka teste, por ç’të bënim teste për një person të infektuar?,”-tha ministrja. 

Nuk dimë të themi se ku jetonte ministrja gjatë kohës së shtetrrethimit, por nëse do të jetonte në Shqipëri do të mbante mend infektimet në masë nëpër Call-Centre dhe fasoneritë, sidomos në Krujë.

Gjithashtu 493 viktima dhe mbi 20 mijë të infektuar nuk kanë ndodhur brenda 6 muajsh pas hapjen. Tani ose Ministria i ka manipuluar shifrat në atë kohë, dhe tani nuk mban mend gënjeshtrën, ose…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 29 tetor 2020 ogerta manastirliu seanca plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll