Politike

Veliaj nga shkolla ‘Sami Frashëri’ i përgjigjet PD: Ata politikanë që deklaruan se ‘Samiu’ do ndërtohet në

29 Tetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
Veliaj nga shkolla ‘Sami Frashëri’ i përgjigjet PD: Ata

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në shkollën ‘Sami Frashëri’ së bashku me nxënësit dhe përfaqësuesit e bordit të prindërve.

Nga oborri i shkollës, Veliaj tha se politikanët që deklaruan se ‘Samiu’ do ndërtohet në Paskuqan, sot duhet të skuqen dhe të ulin kokën.

Më tej ai dha informacione se si do të jenë ambientet e brednshme të shkollës. Dy herë më e madhe, me 49 klasa, 8 laboratorë, bibliotekë, mjedise të përbashkëta, palestra, fusha të jashtme sportive, në të njëjtin vend ku ishte shkolla e vjetër, në Rrugën e Barrikadave.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se ta nisnim sot punën së bashku me nxënësit më të mirë të “Sami Frashërit”. Themelet në arsim janë themelet më të rëndësishme. Patjetër, njerëzit kanë nevojë për shtëpi, por themelet e shkollave janë “paja” që i lëmë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sot është momenti që të heshtin e të ulin kokën politikanët që gënjyen dhe deklaruan se “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan. “Sot kundërshtari ynë është injoranca, gënjeshtra, janë të pavërtetat, fryma e përçarjes që fusin ca politikanë, për të cilët nuk ka rëndësi nëse ka qenë tek “Samiu” apo jo, dhe thonë: Shkolla do shkojë në Paskuqan, se këtu do bëhet pallat. Ata duhet të turpërohen sot, është momenti të heshtin, të ulin kokën dhe nëse kanë gjak shqiptari, sot është momenti që edhe të skuqen”, deklaroi Veliaj.

Duke falenderuar prindërit e nxënësve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, kryebashkiaku siguroi se “Sami Frashëri” do të ringrihet më e fortë e më e madhe.

Të hapësh panik për dritën e syve, që janë fëmijët, e t’u thuash se shkolla s’do jetë më, se këtu ka një aferë, e në fakt janë këta politikanë që bënë një aferë me shkollën “Kosova”, të cilën ne e bëmë nga e para aty ku ishte. Ata e dogjën, e shkrumbuan, e kthyen pronën për pallat dhe tani hajduti thotë kapni hajdutin sepse ngaqë i kanë bërë vetë këto gjëra mendojnë se secili prej nesh bën gjëra të tilla. Kjo është arsyeja pse u sulen inceneratorëve, ndryshimit të qytetit. I falenderoj shumë prindërit e nxënësit e “Sami Frashërit” për bashkëpunimin, mirëkuptimin, durimin”, nënvizoi Veliaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj shkolla sami frasheri erjon veliaj shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 10:05

TIRANE– Dita e sotme në kuvend nuk ka kaluar pa debate mes politikanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti Myslym Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Llesha...