Politike

Basha: Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve, numri i të infektuarve po mbahet i fshehtë!

29 Tetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Basha: Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve,

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar sot se qeveria shqipare po fsheh të dhënat e infektimeve nga COVID-19, po ashtu dhe numrin e viktimave. Basha tha se paratë po i kalojnë përfituesve të inceneratorëve, ndërsa shqiptarëve nuk iu bëhet tamponi. 

“Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta. Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë.  Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës.”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll