Politike

Gjoni: Çfarë po përgatisni që të fusni në gjakun e shqiptarëve? OBSH organizatë dështake. Manastirliu: Mos konspironi,

29 Tetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Gjoni: Çfarë po përgatisni që të fusni në gjakun

TIRANE– Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të ashpra mes Ralf Gjonit dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjoni deklaroi se aleanca Gavi është e një prej njerëzve më të pasur të botë, e Bill Gates. Ai gjithashtu tha se OBSH-ja është organizatë e cila drejtohet nga një humbcak.

Manastirliu iu drejtua duke thënë se nuk duhet të bëjnë deklarata të tilla pasi keqinformojnë njerëzit. Ministrja iu drejtua depuetetit duke i thënë që të punojë, mbajë maskën, distancën dhe të lajë duart.

Pjesë nga biseda:

Ralf Gjoni: Ju sot çuditërisht keni sjellë në parlament për ratifikim një marrëveshje mes Shqipërisë dhe një alence e quajtur Gavi. Hera e parë që e dëgjoj. Aleanca është e Bill Gates, e një prej njerëzve më të pasur në botë. Përmes iniciativës kovac, po mundohet të ngrejë 2 miliard dollarë për të blerë doza vaksine kundër covid që ti shpërndajë në vende të varfra, të një vaksine që nuk ka garanci nëse ka efikasitet që mund të mundë virusin Pse na i sillni në parlament zonja ministre. Pse nuk jepni lekët, shkoni jepjani aleancës Gavi…mbani opsionet e hapura. Organizata e shëndetësisë, drejtohet nga një humbacak, nga njerëzit më të dyshimtë në sinjalizmin e vendeve anëtarë të OBSH për vendet me COVID. OBSH është bërë problem, pasi është kërkuar një ri. Organizatë dështake, mban përgjegjësi për përhapjen e panedmisë, ku ishte ajo në janar? Si ka mundësi që Franca, një zyrtar i saj, para 1 muaji u shpreh se nuk do blinin vaksina. Cfarë po përgatisim që të fusim në gjakun e shqiptarëve? Vakisna më efikase duhet të ruhet në kushte frigoriferike, në -70 gradë, Shqipëria nuk i ka këto kushte. Jepini lekët po mos gënjeni shqiptarët.

Manastirliu: Informohuni mirë para se të dizinfermoni. Kujdes nga lodhja, duhet të jemi të qarë për diçka. Mos krijoni frikë të njerëzit. Asgjë nuk do vijë e paçertifikuar. Ne nuk jemi vend i botës së tretë. Mos konspironi punoni, lani duart, mbani maskën. Përpjekjet do të bëhen shumë dimensionale dhe jo vetëm në një drejtim. Mos bëni ping-pong politik. Ne jemi.

Vasilika Hysi: Meqësë keni lexuar trefishin e librave të mi, lexoni rregulloren. Ju që lexoni kaq shumë libra lexoni rregulloren në rradhë të parë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ralf gjoni seance plenare 29 tetor 2020 ogerta manastirliu ralf gjoni seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll