Politike

Basha me gazetarët: Spitalet nuk kanë tampona, numri i viktimave është më i lartë!

29 Tetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Basha me gazetarët: Spitalet nuk kanë tampona, numri i viktimave

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar sërish sot mungesën e marrjes së masave, për përballimin e COVID-19. Në një bashkëbisedim të shkurtër me gazetarët, Basha tha se qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë as testin e COVID-19 dhe as vaksinën e gripit pasi qytetarët nuk kanë kujdes nga qeveria. Basha tha se paratë po i kalojnë përfituesve të inceneratorëve, ndërsa shqiptarëve nuk iu bëhet tamponi. 


“Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta. Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë.  Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës.”-tha Basha. 

Kryedemokrati vijoi më tej duke thënë se situata nuk është më “korruptive”, por “terrorizëm shtetëror”. “Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve. Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror.  Zero vaksinime kundër gripit për grupet e cënueshme. Kjo nuk është më vjedhje, nuk është korrupsion; ky është terrorizëm shtetëror”-tha Basha. 

Basha u pyet edhe për partinë e re të Jozefina Topallit, dhe se a është ajo dhe Astrit Patozi, ashtu siç shkruan Rilindja Demokratike “kukulla të Ramës”. “Jo. S’kam kohë për të humbur, kam interesin e publikut.“-tha Basha.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll