Politike

VIDEO-E TURPSHME/ “Ke qenë polic, ngele polic”, Sandër Lleshaj fyen trupën e Policisë së Shtetit, Murrizi e nxjerr nga

29 Tetor 2020, 11:55 Nga DOSJA
VIDEO-E TURPSHME/ “Ke qenë polic, ngele polic”, Sandër

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ofenduar sot trupën policore të Policisë së Shtetit, e cila drejtohet prej tij. Teksa po replikonte me deputetin Myslym Murrizi, i cili e etiketoi Murrizin si “polic”.

Etiketimi i pavend i ministrit, ndaj një deputeti për të cilin mund të ketë një mendim çfarëdo, por duke përdorur termin “polic” është i turpshëm. E pakta, që duhet të bëjë Lleshaj është t’i kërkojë ndjesë ekipit prej më shumë se 10 mijë efektivë në Policinë e Shtetit dhe më pas të moderojë fjalorin me kundërshtarët politikë.

‘Nuk dua të jem i ngjashëm me ty, polic ke qenë dhe polic ke mbetur, mos kujto se do fitosh pikë përballë policisë, je polic, ke qenë polic, dhe ke dështuar në Policinë Financiare, harroje intimidimin ndaj policisë, zbato ligjin se përballë ligjit je askushi. Po rri mor ti, mos u mundo të trashësh zërin, se e ke të vështirë me mua, ti nuk e di se nga jam unë more,’– u shpreh Sandër Lleshaj, duke trashur zërin e tij të hollë.

(f.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj fyen policet seanca plenare 29 tetor 2020 sander lleshaj sander lleshaj fyen policet seanca plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll