Politike

PD reagon pas mesazhit të Ramës për naftëtarët: Vetë u premtoi se do të hapë rafinerinë, sa herë flet mashtron

29 Tetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
PD reagon pas mesazhit të Ramës për naftëtarët:

TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar pas mesazhit që kryeministri Rama bëri ditën e sotme për naftëtarët e Ballshit. Sekretari i partisë, Gazment Bardhi shkruan se Rama nuk mundet ti mbajë premtimet që i ka bërë kohë më parë naftëtarëve.

Rama mashtron, është i papërgjegjshëm, i pandjeshëm dhe i paaftë, shkruan Bardhi duke shtuar se halli i naftëtarëve zgjidhet vetëm kur të largohet Rama nga qeveria.

Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 10:05

TIRANE– Dita e sotme në kuvend nuk ka kaluar pa debate mes politikanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti Myslym Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Llesha...