‘Ejani t’ju ndihmojmë’/ Edi Rama nuk heq dorë nga thirrjet: Nuk kemi asgjë për të negociuar, nuk trashëgojmë mbi ve
29 Tetor 2020, 10:53Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e dytë brenda orës për çështjen e grevës së urisë së naftëtarëve në Ballsh. Rama thotë se qeveria nuk është përgjegjëse për ta, pasi është problem i privatit, ndërsa kërkon që t’i ndihmojë, por sipas tij, ata nuk mund të ndihmohen nëse nuk heqin dorë nga greva e urisë.
‘Edhe një herë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as që e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. Ideja e punonjësve të një kompanie private mund të bëjë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësve privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!’.
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipa...
ATHINË- Disa javë pas vizitës zyrtare në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mediat greke shpalosin një tjetër informacion se vendimi për t...
TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet Jorida Tabakut ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet, e cila është shembur dhe pritet që të rindërto...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me thirrje kundrejt naftëtarëve të Ballshit. Përmes një mesazhi në Twitter Rama shkruan se askush nuk po i ofron ...
TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga Kuvendi foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Ministrja Manastirliu ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me operacionin e shpëtimit të katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi në Siri. Në foltoren e K...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesuara nga ish-figura shumë të rëndës...
Politike29 Tetor 2020, 10:05
TIRANE– Dita e sotme në kuvend nuk ka kaluar pa debate mes politikanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti Myslym Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Llesha...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është përplasur në Kuvend me deputetin Myslim Murrizi. Lleshaj i ka kërkuar deputetit që të qëndrojë larg Poli...
TIRANE– Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti Halit Valteri mori fjalën për herë të dytë pasi ministrit Ahmetaj duke i thënë se në Tiranë merret leje për të ...