Aktualitet

I kërkonte 10 mijë euro me dhunë qytetarit, arrestohet 31 vjeçari në Tiranë, ndalohen dy të tjerë të shpallur në kërk

29 Tetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
I kërkonte 10 mijë euro me dhunë qytetarit, arrestohet 31

TIRANE– Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një shtetas të cilit i kërkonte 10 mijë euro me dhunë. Shtetasi F.Z e ka kërcënuar dy herë dhe kanosur në datat 23 dhe 26 tetor të këtij viti shtetasin I.I.

Policia gjithashtu ka ndaluar dhe arrestuar dy të tjerë të cilët ishin shpallur në kërkim.

Florian Abdi, 35 vjeç, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe R.Sh., 33 vjeç,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policise:

Ndalohet një shtetas për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Kapen dhe ndalohen dhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar. Nga specialisët e Sektorit  të  Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP  Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian abdi i kerkonte 10 mije euro ndalohen dy te kerkuarit florian abdi i kerkonte 10 mije euro ndalohen dy te kerkuarit

Sondazh

Poll