Aktualitet

Seanca gjyqësore zhvillohet në spital/ Kundërshtoi dhe goditi policët, jepet masa për avokatin Gjergj Neli

29 Tetor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Seanca gjyqësore zhvillohet në spital/ Kundërshtoi dhe goditi

LEZHE-Avokati Gjergj Neli do të gjykohet në gjendje të lirë. Kjo është masa e vendosur ndaj 68-vjeçarit nga gjykata e Shkallës së parë në Lezhë.

Seanca gjyqësore u zhvillua në ambjentet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Sipas hetimeve avokati kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivet e policisë të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallen operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një person tjeter.

Avokati Gjergj Neli u shoqërua me 27 tetor në polici, pasi ka pasur një denoncim për të nga banori i pallatit ku juristi ka zyrën. Banori ka denoncuar në Polici se avokati kishte vendosur dy stola në hyrje të pallatit, duke bërë që një partullë të shkojë për kontroll. Por, sipas bashkëshortes së Nelit, avokati është dhunuar, ndaj dhe ajo ka kërkuar që SHÇBA të marrë edhe kamerat e sigurisë, që sipas saj vërtetojnë dhunën dhe të merren masa.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj neli jepet vendimi per avokatin gjergj neli gjergj neli jepet vendimi per avokatin gjergj neli

Sondazh

Poll