Aktualitet

E kallëzuan për falsifikim dokumentash/ SPAK ‘ndez motorët’ për dosjen “Luan Daci”, thërret për të dëshmuar tre

29 Tetor 2020, 08:28 Nga DOSJA
E kallëzuan për falsifikim dokumentash/ SPAK ‘ndez

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit ose ndryshe GJKKO po zhvillon sot seancën gjyqësore për anëtarin e KPA-së, Luan Daci. Magjistrati Daci do të përballet sot me ish-kolegët që shkarkoi nga detyra kur ishte në krye të KPA-së. Kundër tij do të dëshmojnë Besnik Cani, ish-anëtar i KLP, Antoneta Sevdari, ish-anëtare e KLP dhe Ervin Metalla, ish-gjyqtar i Apelit të Tiranë.

Të tre magjistratët janë thirrur nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me procesin gjyqësor ndaj gjyqtarit të pezulluar, i cili është gjithashtu pjesë e procesit të Vettingut, pasi mban postin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ishin pikërisht Sevdari, Cani dhe Metalla, tre personat që kallëzuar në SPAK gjyqtarin Daci për falsifikim dokumentash. Kjo pasi ai kishte fshehur shkarkimin nga puna në vitin 1997-ës si gjyqtar në Shkallën e Parë të Gjykatës së Tiranës.

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari besnik cani ervin metalla gjyqi ndaj luan dacit luan daci antoneta sevdari besnik cani ervin metalla gjyqi ndaj luan dacit luan daci

Sondazh

Poll