Aktualitet

I djegur dhe me xhama të thyer, autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci, plagosen disa pasagjerë

29 Tetor 2020, 07:39 Nga DOSJA
I djegur dhe me xhama të thyer, autobusi me targa shqiptare përfshihet

KROACI– Një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident ditën e sotme në Kroaci. Nga aksidenti disa pasagjerë u plagosën lehtë, por nuk kanë rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi paradite në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.

“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit” tha zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Shqiptarët që po udhëtonin në autobus kanë dalë të gjithë jashtë e pritet që të lajmërohen se çfarë do ndodhë me to dhe mjetin e transportit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet autobusi autobusi shqiptar ne kroaci aksidentohet autobusi autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll