Aktualitet

Rudina Hajdari takim me naftëtarët në Rafinerinë e Ballshit, gratë: Pyete kryeministrin se çfarë ofron për ne

29 Tetor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Rudina Hajdari takim me naftëtarët në Rafinerinë e Ballshit,

BALLSH– Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Ballsh aty është takuar me naftëtarët e ngujuar në ambientet e rafinerisë.

Është hera e dytë që vij në protestën dhe grevën e urisë së naftëtarëve. Kjo është një greve e paralajmëruar.Shkaktari kryesor është qeverisja e keqe. Unë jam zëri juaj në parlament. Nga takimi me ju do të shkoj në foltoren e parlamentit për të ngritur problemin tuaj”, tha ajo.

Naftëtarët nga ana e tyre kanë deklaruar se nuk kërkojnë asgjë më shumë veçse të likujdohen dhe të marrin pagat e prapambetura.

Duam zgjidhje, Ilir Bejtja të gjejë lekët. Pyete kryeministrin se çfarë ofron për ne. Na likuidoni pagat e prapambetura, kaq duam. Na ndihmoni dhe ngrini zërin për ne në parlament’.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie rudina hajdari ne ballsh naftetaret e ballshit ne greve urie rudina hajdari ne ballsh

Sondazh

Poll