Aktualitet

FOTOT nga brenda galerisë/ Kafe, cigare dhe pritje pafund…Momenti kur shokët dhe të afërmit presin në dhomën e zhves

29 Tetor 2020, 08:25 Nga DOSJA
FOTOT nga brenda galerisë/ Kafe, cigare dhe pritje pafund…Momenti

DIBER– Tre trupat e pajetë të minatorëve të bllokuar në minierën e Selishtës janë nxjerrë nga galeria mëngjesin e sotëm.

Shokët dhe familjarët e tre minatorëve janë mbledhur së bashku në dhomën e zhveshjes ku u gjetën sendet, për të pritur tre minatorët, të cilët fatkeqësisht u nxorrën të pajetë.

Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy puntorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç janë asfikuar nga një rrjedhje gazi brenda në minierë duke iu sjellur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihet se përse zhdukja e tyre nuk ishte njoftuar më parë nga kolegët e punës dhe përse ishin vetëm ata që po punonin në galeri në momentin kur kanë ndërruar jetë. Policia e Dibrës ka nisur hetimet lidhur me tragjedinë dhe ka nisur marrjen në pyetjeve të punonjësve të tjerë të galerisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos çesku ismail hoxha ruzhdi rushiti tragjedi ne diber fatos çesku ismail hoxha ruzhdi rushiti tragjedi ne diber

Sondazh

Poll