Aktualitet

Tragjedia në Dibër/ Fqinji i dy minatorëve rrëfen bisedën e fundit që bëri me to: Më kërkuan të shkoja të punoja në

29 Tetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
Tragjedia në Dibër/ Fqinji i dy minatorëve rrëfen

DIBER– Vdekja e tre minatorëve në qytetin e Dibrës ka shkaktuar një tragjedi të madhe si te familjërat e po ashtu te miqtë që i njihnin nga afër puntorët.

Një fqinj i tyre, Saimir Balla në një intervistë për ‘Faxnews’ ka deklaruar se dy minatorët i kishin kërkuar që të punonte dhe ai atë dite në minierë, mirëpo Balla i kishte refuzuar.

‘Më thirrën dhe mua të punoja në Minierë, ata punojnë me dy turne, atë ditë me thirrën dhe mua. Unë nuk shkova. Kam punuar më parë në një minierë private. Në minierë punonte Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti.– shprehet Saimir Balla, fqinj me puntorët që ndërruan jetë në minierën e Selishtës në Dibër.

Viktimat që humbën jetën në minierën e Dibrës, trupat e të cilëve u nxorrën mëngjesin e sotëm janë identifikuar si Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy puntorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fqinji i minatoreve te dibres tragjedi ne diber fqinji i minatoreve te dibres tragjedi ne diber

Sondazh

Poll