Aktualitet

Kanabis dhe telefona/ Policia aksion gjatë natës, prangosen 3 të rinj nga Tirana. Shisnin drogë në lavazh, mbi 100 doza në

29 Tetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Kanabis dhe telefona/ Policia aksion gjatë natës, prangosen 3 të

TIRANË– Tre të rinj janë prangosur nga Policia e Shtetit pasi akuzohen për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Në bazë të ionformacioneve të marra është prangosur 28-vjeçari me inicale G.D., 28 vjeç dhe dy vëllezërit: K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç. Të tre banues në Tiranë.

Policia ka bërë me dije në njoftimin zyrtar se tre të rinjtë shisnin lëndë narkotike në një lavazh në pronësi të 29-vjeçari dhe shokut të tij, G.D. Më pas kontrolli i Policisë ka vijuar në banesën e 29-vjeçari në banesën e të cilëve janë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Quantity”.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohet dhjetra doza me lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 3 aparate celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Quantity”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.D., 28 vjeç, K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç , (vëllezer) të tre banues nëTiranë .

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D. Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vellain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve G.D., K.O dhe A.O., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “quantity” policia e shtetit tirane operacioni “quantity” policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll