Aktualitet

Detaje nga TRAGJEDIA në Dibër! Tre minatorët kishin vdekur larg njëri-tjetrit, fillimisht iu gjetën sendet personale…

29 Tetor 2020, 07:33 Nga DOSJA
Detaje nga TRAGJEDIA në Dibër! Tre minatorët kishin vdekur larg

DIBËR– Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia e Dibrës, ku janë nxjerrë të vdekur nga një minierë, tre punëtorë. Burime për Dosja.al bënë me dije se të tre kishin humbur kontaktet me familjen prej 48 orësh dhe se ngjarja fillimisht ishte denoncuar nga vëllai i inxhinierit Ismail Hoxha, Sami Hoxha.

Dje pasdite ai shkoi në komisariat dhe kërkoi ndihmën e efektivëve për të zbuluar fatin e vëllait të tij. Më pas, Policia dhe banorët e zonës janë përfshirë në kërkime duke u futur brenda në galeri. Aty ata kanë gjetur fillimisht vetëm sendet e tyre personale, dhe 100 metra më tutje edhe trupat e tyre të pajetë.

Ndërkohë që nuk dihet se përse kanë qënë vetëm tre punonjës brenda në minierë dhe përse ata janë lënë brenda nga kolegët e tyre. Ndërsa që “blutë” kanë nisur hetimet për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi, F.Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Dibër/ U asfiksuan nga gazi! Nxirren të pajetë nga nëntoka trupat e tre punëtorëve të humbur në galerinë e Selishtës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedi ne diber tragjedi ne diber

Sondazh

Poll