Aktualitet

Dita e 15-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare nuk dalin nga uzina, kërkojnë me ngulm pagat e prapambetura, Hajdari: Tu

29 Tetor 2020, 07:28 Nga DOSJA
Dita e 15-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare

BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë sot në ditën e 15-të të grevës së tyre të urisë. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë, mirëpo pavarësisht kësaj ato vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuara në ambientet e brendshme të uzinës prej nga kërkojnë pagat e prapambetura. Sot në Ballsh ka shkuar dhe deputetja Rudina Hajdari e cila ka parë nga afër gjendjen e grevistëve. Hajdari fajësoi të gjithë shoqërinë shqiptare për indiferencën, por pesha kryesore tha ajo bie mbi kryeministrin Edi Rama dhe ekzekutivin.Po ashtu, një tjetër thirrje iu ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkon ndërprerjen e grevës, dhe saktëson se shteti dhe qeveria që ai drejton nuk kanë përgjegjësi për këtë çështje.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate naftetare greva e naftetareve e ballshit greva e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste grate naftetare greva e naftetareve e ballshit greva e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll