Aktualitet

Grabitja në Rinas, identifikohen dy nga autorët, Murataj bashkëpunoi me Çalën dhe Pepën

19 Prill 2019, 09:11 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, identifikohen dy nga autorët, Murataj

TIRANE- Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në Rinas. Burime për Dosja.al sqarojnë se autorët e grabitjes kanë qenë 5 persona.

Klement Cala, është një nga 5 grabitësit, ndërkohë që personi i dytë i identifikuar është Aleks Pepa. Cala, 31-vjeçari nga Elbasani, i njohur si grabitës bankash është përfshirë në këtë grabitje spektakolare.

Mësohet gjithashtu se të dy këta persona po mbahen nën vëzhgim dhe pritet arrestimi i tyre.

Autorët ndodhen brenda Shqipërisë dhe pritet që në ditët e ardhshme të bëhet edhe arrestimi i tyre.

Po ashtu, në këtë ngjarje është përfshirë edhe një ish-komando i Forcave të Armatosura.

Ajo që është ende mister është fati i parave të vjedhura, që janë një shifër spektakolare prej 10 milionë euro.

Ky është informacioni që ka dalë nga mbledhja e ministrit të Brendshëm, me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe disa nga drejtorët e policisë në rrethe.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur dy javë më parë, në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt admir murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll