Aktualitet

Bie nga lartësia teksa punonte, humb jetën 60-vjeçari në Sauk

19 Prill 2019, 08:33 Nga DOSJA
Bie nga lartësia teksa punonte, humb jetën 60-vjeçari në

Tiranë- Mëngjesin e sotëm një 60-vjeçar me iniciale F.Z në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë në orën 09:00, në një ndërtesë e cila është në rikonstruktim dhe 60-vjeçari ishte duke punuar. Mësohet se ai ka humbur jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pak javë më parë një tjetër punëtor humbi jetën te “Arena Kombëtare” pasi ra nga lartësia.  Naim Idrizi, 40-vjeç ishte  duke punuar në ambientet e stadiumit kur ra nga lartësia.(Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 60-vjeçari f.z i moshuari bie nga lartësia sauk 60-vjeçari f.z i moshuari bie nga lartësia sauk

Sondazh

Poll