Aktualitet

Olsian Çela për Prokuror të Përgjithshëm, zyrtarizohet beteja me Arta Markun

19 Prill 2019, 09:04 Nga DOSJA
Olsian Çela për Prokuror të Përgjithshëm,

Tiranë- Për garën për Prokuror të Përgjithshëm  është regjistruar kandidatura e parë.  Mësohet se ai është prokurori Olsian Çela, i cili është regjistruar si kandidat sot në KPL për kreun e Prokurorisë.  Edhe 11 ditë kanë mbetur për aplikimin e kandidatëve të tjerë, i cili mbyllet në datën 30 prill.

Kush është Olsian Çela:

Olsian Çela është kandidati i parë për Prokuror të Përgjithshëm. Ashtu siç pritej ai ka vendosur të kandidojë. Çela është emëruar në 2008 si Kryeprokuror i Krimeve të Rënda nga Ina Rama. Ai është prokuror që ka hetuar disa nga çështjet më të rëndësishme. Disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha. Disa media e kanë shpjeguar pikërisht me kandidaturën e Çelës, luftën që po bëhet brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Tani beteja e heshtur, do të zyrtarizohet.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku olsjan cela prokurori i përgjithshëm arta marku olsjan cela prokurori i përgjithshëm

Sondazh

Poll