Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Vartësit takim me ministrin Lleshaj: Kemi identifikuar dy prej autorëve. Ende mister paratë

19 Prill 2019, 08:03 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Vartësit takim me ministrin Lleshaj: Kemi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në ministrinë që ai drejton me vartësit.   Gjatë takimit të kërkuar nga Lleshaj, vartësit i raportuan ministrit se dy nga pesë autorët e grabitjes ishin identifikuar. (Lexo këtu) Madje dyshohet se njëri prej tyre është një ish-komando i Forcave të Armatosura. Tjetri mësohet se është Klement Cala, një person i skeduar edhe më parë për grabitje bankash.

Autorët e identifikuar janë lokalizuar brenda Shqipërisë dhe po mbahen nën vëzhgim, teksa pritet edhe arrestimi i tyre. Ajo që është ende mister është fati i parave të vjedhura, që janë një shifër spektakolare prej 10 milionë euro.

Mësohet se pjesëmarrës në takimin me ministrin Lleshaj ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu; Drejtori në Departamentin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj; Drejtori i Policisë Kufitare, Eduart Merkaj dhe disa drejtorë të tjerë qarqesh.

Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku 5 persona të armatosur vodhën 10 milionë euro. Gjatë arratisjes së grabitësve, njëri prej tyre mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarresh me policinë. Grabitësi i vrarë u identifikua ai Admir Murataj. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu grabitja ne rinas klement cala lleshaj takim me vartesit ministria e brendshme sander lleshaj ardi veliu grabitja ne rinas klement cala lleshaj takim me vartesit ministria e brendshme sander lleshaj

Sondazh

Poll