Aktualitet

Transferimi i DAR nga Shkodra në Lezhë/ Kryebashkiakia Ademi: Vetëm vdekja është e sigurtë, do bëjmë çdo gjë që të a

19 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
Transferimi i DAR nga Shkodra në Lezhë/ Kryebashkiakia Ademi:

SHKODËR– Drejtoria Arsimore Rajonale është transferuar nga qyteti i Shkodrës në Lezhë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit Valdrin Pjetrit.

Në shkresën e saj, Ademi e cilëson vendimin si absurd, diskriminiues dhe të papranueshëm. Ademi përmes shkresës së saj drejtuar prefektit, kërkon që të ndërhyhet, pasi sipas saj ky vendim është në dëm të Shkodrës, duke shtuar se do përdoret çdo mjet për të ndaluar këtë vendim.

Ndërsa në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Ademi tha se do të ndërmarrë çdo hap ligjor për ta anuluar një vendim të tillë duke e quajtur një çmenduri lëvizjen e DAR.

“Nuk më shkonte në mendje që DAR të largohej nga një qarku i Shkodrës. Para dy ditësh jam informuar në mënyrë jo zyrtare nga punonjës të cilët ishin të frikësuar lidhur me mundësinë e një urdhëri që pritej të firmosej nga kryeministri i Shqipërisë për zhvendosjen e Drejtorisë Rajonale në qytetin e Lezhës. Pra zhvendosjen nga qendra e arsimit, kulturës, dijes, portës integruese për në Europë për në Lezhë. Në momentin e parë nuk e kam besuar sepse mu duk e pabesueshme për të mos thënë e çmendur. Duke tentuar që të informohem pranë Ministrisë përkatës nuk ka informacion të saktë por ka një tentativë për ta bërë këtë. Gjeta me vend që t’i drejtohem publikisht kryeministrit të Shqipërisë që ta tërheqë këtë vendim sa është në kohë. Unë mendoj që është një qafje e keqe. Nëse flasim politiksht unë nuk është se kam parë lajme të mira për Shkodrën por nuk mund të prisja që të kishte një vendim të tillë për arsimin. Shkodra është një nga qytetet që ka themeluar shkollat e para në Shqipëri.  Unë dua të shpresoj për një reflektim. I kam dërguar një shkresë. Asnjëherë nuk është vonë pavarësisht çdo çmendurie që mund t’i shkojë në mend ndokujt. E njëjta letër do t’i pasohet edhe ministres dhe kryeministrit. Të gjithë kanë një reaksion jo të vogël. Do të ndërmarrim çdo hap ligjor. Vetëm vdekja është e sigurtë. Dhe pastaj çdo çmenduri në çdo moment të mundshëm ajo zhbëhet.”

Lidhur me rastin ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për shtyp theksoi se DAR i Shkodrës do të zhvendoset në Lezhë, pasi është vendosur që të mos ketë dy drejtori rajonale në të njëjtin qytet. (Lexo këtu)

Kjo lëvizje vjen pas largimit të dy drejtorive nga qyteti i Shkodrës, asaj të Bordit të Kullimit dhe Drejtorisë së Arkivit, të cilat po ashtu janë transferuar në Lezhë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini dar shkoder transferohet ne lezhe edi rama shkoder valdrin pjetri voltana ademi besa shahini dar shkoder transferohet ne lezhe edi rama shkoder valdrin pjetri voltana ademi

Sondazh

Poll