Aktualitet

Shpërthim me tritol brenda ofiçinës në Fushë-Krujë, policët gjumë 30 metra larg vendngjarjes

19 Prill 2019, 07:46 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol brenda ofiçinës në

Tiranë-  Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer në fshatin Kamberas të Fushë-Krujë në një ofiçinë.

Dosja.al mëson se sasia e eksplozivit prej 200 gramësh ka shpërthyer në ofiçinën e 36-vjeçarit me iniciale B.D. Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Burime nga terreni, i thanë Dosja.al se një patrullë policie ishte 30 metra larg ofiçinës në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Efektivët e patrullës, ishin brenda një furgoni policie duke fjetur dhe në momentin kur lënda plasëse prej 200 gram tritol shpërtheu, janë ngritur me vrap duke bërtitur.

Nga shpërthimi ka dëmtime në çatinë e ofiçinës,  vetratat e dyerve e dritareve si dhe çatia e katit të dytë të një objekti ngjitur është dëmtuar. Edhe ky objekt i fundit është në pronësi të 36-vjeçarit.

Nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti pasi pronari i ofiçinës njihet në komunitet si njeri punëtor dhe pa konflikte.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Edhe një ditë më parë ndodhi një tjetër shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, në një mobileri, ku pati dëme materiale. (Lexo këtu)

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pronari b.s shpërthim me tritol fushë-krujë tritol ofiçinës pronari b.s shpërthim me tritol fushë-krujë tritol ofiçinës

Sondazh

Poll