Aktualitet

Shpërthimi në ofiçinën në Fushë-Krujë, dalin detaje, si flinin policët gjumë në furgon, ishin 30 m larg…

19 Prill 2019, 09:05 Nga DOSJA
Shpërthimi në ofiçinën në Fushë-Krujë,

KRUJË- Dosja.al zbulon detaje të reja nga shpërthimi që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

Burime nga terreni, i thanë Dosja.al se një patrullë policie ishte 30 metra larg ofiçinës në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Efektivët e patrullës, ishin brenda një furgoni policie duke fjetur dhe në momentin kur lënda plasëse prej 200 gram tritol shpërtheu, janë ngritur me vrap duke bërtitur.

Shpërthimi ndodhi në ofiçinën e një 36-vjeçari që mohon të ketë patur probleme me persona të tjerë.

Dëme materiale të konsiderueshme si pasojë e plasjes së eksplozivit, ndërkohë që ky është shpërthimi i dytë në 24 orë në këtë zonë. Dje, një sasi tritoli shpërtheu në një mobileri, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim me tritol ne fushe kruje tritol ofiçinës shperthim me tritol ne fushe kruje tritol ofiçinës

Sondazh

Poll